Bashkohu.org - Vendi ku bashkohen gjith Shqiptaret

 
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default color
  • blue color
  • green color
Apple publikon iPad mes eksitimit dhe zhgënjimit PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Vlerësimi i Përdoruesve: / 0
I VarfërI Shkëlqyeshëm 
THURSDAY, 04 FEBRUARY 2010 18:13

http://foto.bashkohu.org/images/ipad1.jpgProdukti i ri i Apple, iPad, është i mahnitshëm, por ka ngjallur edhe shumë kritika si dhe ka zhgënjyer shumë pritshmëritë e përdoruesve dhe fansave besnikë të produkteve të Apple. Madhësia, pesha, mungesa e një kamere dhe e aplikacioneve për sms, duket se janë pikat e dobëta të produktit më të ri të Apple.


Detajet teknike:


* Ekran 9.7 inch, 1.3 cm i trashë, pesha 0.7 kg.
* Rezolucioni i ekranit: 1024 x 768
* Memoria: 16, 32, ose 64 GB SSD
* Procesor: 1 GHz Apple A4 chip. Procesor i ri i Apple
* Sistemi operativ: iPhone OS 3.2
* Wi-Fi: 802.11n
* Jetëgjatësia e baterisë: 10 orë
* Përfshin një boks, mikrofon, sensor lëvizjeje dhe busull.

Çmimet variojnë nga 499$ deri në 823$, në varësi të memories së brendshme dhe llojit të lidhjes me internet që zgjidhet.

Steve Jobbs e përshkruan: “Ky do jetë më i mirë se netbook-u juaj, dhe shumë më i mirë se telefoni juaj i mençur”, por duke parë mungesat që ka, vështirë që kjo të besohet.

Arritjet dhe mangësitë:

* Ekrani është i hatashëm, reagon shumë shpejt (ekzekuton shumë shpejt komandat) dhe është super i hollë, por nëse keni përdorur iPhone më parë nuk hasni ndonjë surprizë në përdorimin e iPad. Disa përshtypje të para për të:
* Nuk është i lehtë, ndihet goxha peshë në një dorë.
* Ekrani me rezolucionin 1024 x 768 të jep ndjesinë e një iPhone-i gjigant në dorë.
* Shpejtësia e procesorit është për t’u vlerësuar. Faqet ueb hapen shumë shpejt, dhe lundrimi në to është pa të meta. Lëvizja mes aplikacioneve është mjaft e mirë.
* Nuk ka multitasking (hapja e shumë programeve njëherësh). Ky është një nga zhgënjimet kryesore. Mund të bësh vetëm një gjë në një kohë.
* Afrimi me leximin e librave në formë elektronike është shumë pranë pasjes së letrës në dorë.
* Nuk ka kamera. Nuk kryen dot chat me video. S’ka as aplikacion për sms.
* Tastiera virtuale e mirë, jo e hatashme.
* Nuk ka suport për lidhje direkte me portë USB, gjithçka kalon nga lidhja me 30 kunja standard e Apple.
* Nuk përdor aplikacione në Flash.

Është ende herët për të folur për sukses, apo zhgënjim të produktit, por Apple gjithnjë ka ditur të bëj për vete tregun dhe nëse nuk e shet masivisht këtë produkt, ky do jetë një nga zhgënjimet e para për kompaninë.

 

Sondazh

Cilin Reality Show e ndiqni dhe pelqeni me shume ?