Bashkohu.org - Vendi ku bashkohen gjith Shqiptaret

 
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default color
  • blue color
  • green color
Citroën paraqet modelin C-Zero PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Vlerësimi i Përdoruesve: / 0
I VarfërI Shkëlqyeshëm 
MONDAY, 25 JANUARY 2010 12:59

http://foto.bashkohu.org/images/citroencze.jpgNë panairin e automjeteve në Bruksel i cili po mbahet nga 14 deri më 24 janar 2010, Citroën paraqet për herë të parë automjetin tërësisht elektrik për qytet C-Zero të zhvilluar në bashkëpunimin me prodhuesin Mitsubishi.

Me modelin C-Zero, Citroën pasuron ofertën e vet në segmentin e automjeteve të vogla për qytet me sistem motorizimi tërësisht elektrik. Automjeti i ri nga Citroën është zhvilluar për të ofruar lehtësira në qytete.

C-Zero ka elektromotor sinkron me 64 kuaj fuqi në mes të 3.000 e 6.000 o/minutë. Momenti më i madh i rrotullimeve të tij është 180 Nm në mes të 0 deri 2.000 o/minutë. Mbushja e akumulatorit bëhet me anë të prizës prej 220V, e nise kyçet në 400V mundet që brenda 30 minutash të mbush 80 për qind të baterisë.

Falë autonomisë prej rreth 130 kilometrash mund të del pa problem edhe jashtë qytetit. Shpejtësia maksimale është 130 kilometra në orë, e përshpejtimi deri në 100 kilometra në orë zgjat rreth 15 sekonda.

Fillimi i shitjes së modelit C-Zero pritet të bëhet në tremujorin e fundit të këtij viti.

 

Sondazh

Cilin Reality Show e ndiqni dhe pelqeni me shume ?