| Victoria do të dizajnojë hotel? |
|
|
|
| SUNDAY, 31 JANUARY 2010 22:22 |
Victoria Beckham thuhet se është në bisedime për të dizajnuar një hotel luksoz në Dubai, pasi pronari i hotelit i ka shkruar një email personal asaj duke i kërkuar ndihmë rreth projektit.
Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed Bin Rashid al-Maktoum, ishte takuar me ish-anëtaren e Spice Girls vitin e kaluar gjatë kohës sa ajo ishte në pushime në këtë vend së bashku me burrin e saj David Beckham. Ai raportohet se i është drejtuar asaj duke i kërkuar të bashkohet me disenjatorin Karl Lagerfeld për të krijuar një resort të ri, që do të bazohej në ishullin Isla Moda. Por Victoria thuhet se ende është duke menduar nëse do ta marrë këtë rol, pavarësisht se i janë ofruar 40 milionë dollarë. |
FastWeb.me
Lojra Shqip
Barcoleta Shqip
Muzik Shqip
Muzik Tallava
Poezi Dashurie
Emra Shqiptar
Big Brother Albania 3