Bashkohu.org - Vendi ku bashkohen gjith Shqiptaret

 
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default color
  • blue color
  • green color
Mos kini frikë nga gërhitja! PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Vlerësimi i Përdoruesve: / 0
I VarfërI Shkëlqyeshëm 
SATURDAY, 06 FEBRUARY 2010 17:25

http://foto.bashkohu.org/images/gerhitja1.jpgTë gërhiturit është një problem i rastisur shpesh. Të gjithë nga ju njihni të paktën një njeri nga familja apo nga rrethi familjar që gërhet.

Çfarë është gërhitja dhe si mund të kurohet? Përgjigjen e kësaj pyetjeje mund ta gjeni në lajmin e publikuar në adresën foxnews.com:

Disa mund të bëjnë shaka me ju, të tallen për shkak të gërhitjes, por kjo mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje serioze e njohur si OSA, gjumë obstruktif apnes. Kjo sëmundje është parë dhe analizuar nga specialistët e gjumit dhe nga kjo duhet të mësohet sesi të ndalet gërhitja.

Për ato të cilët nuk gërhasin për shkak të kësaj sëmundjeje problemi nuk paraqitet aq serioz dhe për të ndaluar gërhitjen mund të merrni disa masa paraprake:

Çfarë është gërhitja? Gërhitja është zëri që del gjatë frymëmarrjes së personit kur ai është në gjumë. Ky zë dridh qiellzën e lart dhe gjuhën e vogël. Kuptimi i fjalës Apnes është ndalimi frymëmarrjes. Fatkeqësisht gërhitja shihet më shumë tek burrat se tek gratë.

Kurimi i gërhitjes: pika më e rëndësishme në kurimin e OSA është zgjidhja e disa problemeve të lidhura me kurimin. Nëse doni të hiqni gërhitjen shikoni me kujdes këshillat e mëposhtme:

Faktorët jetik: Gjatë kurimit të OSA duhet të hiqen disa faktorë. Heqja e tyre mund ta zgjidhë problemin. Kilet e tepërta sjellin një mënyrë pasive të jetuari dhe hap rrugën e problemeve të tiroideve. Por nëse jeni në peshë ideale atëherë ky proçes është krejt i kundërt.

Konsumimi i cigares: Të gjithë i njohim efektet negative të cigares në trupin tone. Cigarja ndikon shumë edhe në gërhitje. Tymi i duhanit shkakton fryrjen e cipës së hundës dhe indeve të fytit dhe bllokimin e enëve të vogla të mushkërive.

Rregulli i gjumit: gjumi i shëndetshëm ndahet në dy etapa. Në etapën e pare është pjesa kur bimë të flemë dhe na vjen gjumi , kjo etapë mund të përsëritet disa here gjatë natës. Ndërsa gjumi REM është gjumi ku shihen shpesh ëndrrat. Nëse një person nuk bën gjumë të rregullt gjatë kohës së gjumit mund të shfaqen probleme serioze në frymëmarrje. Prandaj në këtë rast duhet të rregulloni gjumin dhe të fleni të paktën 7,5 orë.

Problemet mjekësore: nëse tek personi ka ndonjë element që shkakton bllokimin e hundës, gojës apo të mushkërive atëherë mund të ndikojë në zhvillimin e Apnesit të gjumit. Brenda problemeve të hundës hyjnë të gjitha llojet e alergjive dhe tharja e cila shkaktohet në fyt nga soba me dru. Në mes të faktorëve që bllokojnë fytin janë bajamet e mëdha, niveli i lartë i indeve yndyrorë dhe rritja e disa indeve të përziera pas fytit. Në këtë rast operacioni mund të ndihmojë në heqjen e pjesëve të padëshiruara dhe të tepërta.

Stili i jetesës para operacionit: Nëse gërhisni shumë dhe familja e të afërmit tuaj ankohen, duhet të analizoni me shumë kujdes listën e stilit të jetesës. Lërini disa zakone të këqija dhe bëni më shumë ushtrime. Nëse vazhdoni të gërhisni edhe pasi keni bërë ndryshimet, atëherë duhet të shkoni tek specialisti i rrugëve respiratore.

 

 

Sondazh

Cilin Reality Show e ndiqni dhe pelqeni me shume ?