| Mbrojeni zemrën tuaj duke ndryshuar stilin e jetesës |
|
|
|
| TUESDAY, 02 FEBRUARY 2010 22:12 |
Disa ndryshime të thjeshta që mund të bëni në mënyrën e jetesës mund t’ju ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës, në uljen e rrezikut të paralizës dhe në parandalimin e sëmundjeve dhe infarkteve të zemrës.
Studiuesit e Universitetit të Shkencës në Filadelfia shpjeguan ndryshimet që mund të bëhen për të ruajtur shëndetin e zemrës. Ja stili juaj i ri i cili do të mbrojë zemrën:* Çdo ditë planifikoni 20-30 minuta për të bërë ushtrime kardiovaskulare si ecja, vrapimi apo notimi. Shkoni kudo në këmbë. Mos hipni në ashensor dhe qëndroni larg shkallëve elektrike. * Kontrolli i stresit: harxhojini 10 minuta në ditë duke bërë lëvizje qetësuese për ju si leximi i një libri, ecja apo dëgjimi i muzikës. Pijet si çaji, kafeja apo të tjera të ngjashme konsumojini në masa të pranueshme. Kafeina mund të rrisë nivelin e kortizolit, hormonit të stresit në trup. * Mësoni ritmin e rrahjeve të zemrës: në mëngjes para se të ngriheni nga shtrati mësoni ritmin e rrahjeve të zemrës së çlodhur. Këtë gjë mund ta bëni duke vendosur gishtin e mesit tek pulsi ose tek damari i qafës. Për të pasur një mesatare të rrahjeve duhet të bëni matje më shumë se tre ditë. Për të rriturit numri i rrahjeve në minute është 60-100. Nëse rrahjet e zemrës rezultojnë mbi ose nën këtë mesatare, atëherë mund të flitet për një problem të ritmit të zemrës. Nëse rrahjet e zemrës i keni nën 60 ose mbi 100, atëherë shkoni të bëni një vizitë tek doktori. * Niveli i kolesterolit: niveli i lartë i kolesterolit është faktori më i rrezikshëm për sëmundjen koronare të zemrës dhe paralizën. Të paktën një herë në vit duhet të kontrolloheni dhe të bëni matjet e nevojshme. |
FastWeb.me
Lojra Shqip
Barcoleta Shqip
Muzik Shqip
Muzik Tallava
Poezi Dashurie
Emra Shqiptar
Big Brother Albania 3