Ndrysho madhësinë e shkrimit
Muzik Shqip
Ora E Mërkurë Shkurt 22, 2012 8:41 pm


Posto një temë të rePosto një përgjigje Faqe 1 prej 1   [ 2 postime ]
Autori Mesazh
 Subjekti postimit: Obama: Bin Laden është vrarë
PostPostuar: E Hënë Maj 02, 2011 4:13 pm 
Antar i ri
Antar i ri

Antarësuar: E Hënë Maj 02, 2011 3:58 pm
Poste: 5
Imazh

Numri një i Al Kaedes, Osama Bin Laden është vrarë nga trupat amerikane në Pakistan.(UPDATE)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, e ka dhënë këtë lajm në një fjalim për kombin.

"Osama bin Laden u vra. Drejtësia u vu në vend", deklaroi presidenti amerikan Obama në një fjalim të drejtpërdrejt për kombin e tij dhe për të gjithë botën.

"Këtë mbrëmje jam në gjendje që t'ju njoftoj amerikanëve dhe të gjithë botës se trupat tanë kanë kryer një operacion dhe kanë vrarë Osama bin Laden, liderin e Al Kaedës", u shpreh Obama.

Presidenti deklaroi se muaj më parë është informuar për vendndodhjen e saktë të kryeterroristit. "Vetëm një javë më parë kishim informacionet e plota dhe të bindshme për të vepruar. Një grup i vogël agjentësh amerikanë kanë vepruar me kurajo të madhe, duke realizuar me sukses aksionin duke evituar viktima mes civilëve", tha Obama.


Me plumb ne koke

Televizionet pakistaneze kanë treguar imazhet e kufomës së Bin Laden.

Lideri terrorist është goditur me armë zjarri në kokë, sipas burimeve nga Pentagoni.

Forcat speciale që kanë ndërmarrë operacionin kanë treguar kujdes për të evituar viktimat mes civilëve të pafajshëm.


Xhihadi kercenon


Pas njoftimit për vrasjen e Osama Bin Laden, grupet e Xhihadit mallkojnë presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

“Allah, bëj që ky lajm mos të jetë i vërtetë”, lexohet në një mesazh në faqet e grupeve islamike.

“Të mallkoftë Allahu, Obama! Amerikanë, ne do vazhdojmë t’iu shkatërrojmë”, përfundon mesazhi i shkruar në arabisht.

Pakistan, frikë për minorancat kristiane

Pas vrasjes së Osama bin Laden nga ana e forcave speciale amerikane, në Pakistan, kristianët janë seriozisht të rrezikuar.

Kështu deklaroi ministri për pakicat fetare në qeverinë e Islamabadit, Paul Bhatti, sipas të cilit gjendja është e nderë.

"Ka reagime të forta kundër minorancave kristiane dhe për këtë arsye qeveria po merr masa të forta mbrojtjeje", tha ministri.


Ngjitu lart
 Profili  
 
 Subjekti postimit: Re: Obama: Bin Laden është vrarë
PostPostuar: E Hënë Maj 09, 2011 4:09 pm 
Moderator
Moderator
Avatari i antarit

Antarësuar: E Enjte Gusht 12, 2010 4:59 pm
Poste: 60
Vendodhja: Berlin
Sipas disa burimeve thuhet se Bin Laden eshte gjalle dhe jeton ne New York :)


Ngjitu lart
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rrjeshto sipas  
Posto një temë të rePosto një përgjigje Faqe 1 prej 1   [ 2 postime ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë


Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Ju nuk mund të fshini postimet tuaja
Ju nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  
cron
Hap email falas


Fuqizuar nga phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
Hosted by FidaHost


phpBB SEO

Big Brother Albania

Muzik Shqip

Download from youtube for free

Muzik Tallava