Ndrysho madhësinë e shkrimit
Muzik Shqip
Ora E Mërkurë Shkurt 08, 2012 4:11 pm


Posto një temë të rePosto një përgjigje Faqe 1 prej 1   [ 1 postim ]
Autori Mesazh
 Subjekti postimit: Viktima në pusin e ujit
PostPostuar: E Enjte Shtator 02, 2010 7:25 pm 
Antar i regullt
Antar i regullt

Antarësuar: E Hënë Gusht 16, 2010 7:31 pm
Poste: 154
Imazh

Dy vëllezër kanë gjetur vdekjen ndërsa gërmonin një pus për të kërkuar ujë. Përparim dhe Hajri Pulaj, përkatësisht 37 dhe 34 vjec, gjetën vdekjen nga një rrymë gazi metan, e cliruar në 5 metra thellësi, ndërsa po punonin për thellimin e pusit. (UPDATE)

Ndërkohë që vëllai më i vogël i dy viktimave dhe fqinji i tyre 64 vjecar ndodhen ende në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjëndje të rëndë për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16.00 të së enjtes, në fshatin Pezë Helmës në Tiranë. Katër burrat ishin duke gërmuar me mjete rrethanore pusin prej disa ditësh, deri kur kanë patur kontaktin me një vatër gazi.

Forcat RENEA kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur të nxjerrin në kohë rekord dy të plagosurit rëndë, që janë dërguar në Spitalin Ushtarak dhe bashkë me ta edhe dy viktimat.

Vëllezërit Pulaj janë viktimat më të fundit mes njerëzve që kërkojnë burime primitive për sigurimin e ujit të pijshëm.

Banorët e zonës thonë se prej vitesh premtohet për një ujësjellës, por asnjëherë nuk është realizuar.

“Ujë të pijshëm këtu nuk ka. Para dy-tre vjetëve komuna ka premtuar për një ujësjellës, por s’është bërë gjë. Pusi është e vetmja mënyrë për të pasur ujë”, tregon një banor.

Policia tha se është duke vazhduar hetimet në lidhje me ndërtimin e këtij pusi, por ajo sqaroi zyrtarisht se vdekja ka ardhur nga asfiksia si pasojë e shpërthimit të gazit në thellësi.


Ngjitu lart
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rrjeshto sipas  
Posto një temë të rePosto një përgjigje Faqe 1 prej 1   [ 1 postim ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë


Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Ju nuk mund të fshini postimet tuaja
Ju nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  
Hap email falas


Fuqizuar nga phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
Hosted by FidaHost


phpBB SEO

Poezi Dashurie

Muzik Shqip

Download Mp3 for free

Muzik Tallava