Ndrysho madhësinë e shkrimit
Muzik Shqip
Ora E Mërkurë Shkurt 08, 2012 4:17 pm


Posto një temë të rePosto një përgjigje Faqe 1 prej 1   [ 3 postime ]
Autori Mesazh
 Subjekti postimit: Pse Duhet Agjëroj Ramazanin?
PostPostuar: E Martë Gusht 17, 2010 1:35 am 
Antar i regullt
Antar i regullt

Antarësuar: E Hënë Gusht 16, 2010 7:31 pm
Poste: 154
Pse Duhet Agjëroj Ramazanin !
“Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)...” - [Kur’an, 2:185]



Në të filloi të shpalljes fjala e Zotit. Të plotësohet Mirësia e Tij ndaj njerëzimit. Të sqarohet e vërteta nga e kota. E drejta nga e padrejta. E pastra prej të papastrës.

Muaji i agjërimit po afron. Jo, jemi në prag. E sa pak njerëzit për të janë përgatitur. Përkundër që, rreshtat po shtohen dhe hapësira po mbushet. Jo thjesht radhitje e mbushje të anëve fizike, le të jetë edhe ana shpirtërore, e zemrave, e mendjeve.

Është fillim i Fundit!

Disa që moti kanë filluar ecjen. Lëvizjen. Po fillon, fillimi i Arritjes së Devotshmërisë. Fundi, plotësimi i Mirësisë së Zotit!

Muaji Ramadan në prag, e disa duke qeshur, e të ngazëllyer, e disa të tjerë të përulur e të frikësuar. E, disa, duke menduar se është muaji i Lojës dhe Argëtimit, e kanë harruar dhe po harrojnë, se në këtë Muaj, qenia e njerëzve të mëdhenj lëkundet, sepse po hynë në një provim madhështor. Provim i Durimit dhe Qëndrueshmërisë, i Vullnetit dhe Sinqeritetit! Këtyre u shtohet bindja. Frika ndaj hidhërimit të Zotit!

Bindja në Zotin Fuqiplotë!

Ndërsa, ata që të ngazëllyer hynë në këtë Muaj, disa prej tyre për të fituar kënaqësinë e Allahut, e disa të tjerë, pavetëdije, tërheqin hidhërimin e Tij. Kënaqësia e Zotit, ata që ruhen dhe ruajnë. Ndërsa pakënaqësia e Zotit, ata që nuk ruhen dhe nuk ruajnë. Qofshin edhe agjërues - bojkotues të hajës dhe pijes.

Po, është muaji i Mëshirës, i Faljes. Edhe i Furnizimit. Por, është edhe muaj i Sakrificës, Vetëmohimit. Duhet shumë angazhim. Shumë përpjekje. Lëvizje. Djersë. Etje. Uri. Të arrihet kulmi i Durimit. Kulmi i Lodhjes. Kulmi i Rezistencës. Derisa tërë qenia të Edukohet!

Në këtë muaj, shumë njerëz agjërojnë, por agjërimi s’ua ndryshon gjendjen për mirë. Disa arrin të mira lëndore. E pak prej tyre të mira shpirtërore. Disa pasi pastrohen, shpejt pastërtinë humbasin. Lehtë mund të arrihet pastërtia, por më e vështirë është ruajtja e saj. Pikërisht agjërimi këtë gjë synon: Të forcojë njeriun të qëndrojë i fortë e i paluhatshëm në përballje me të papastrën. Të ruajë pastërtinë. Të ruajë Besën e Dhënë!

Le të jetë ky muaj, një muaj vendimtar për të nesërmen tënde! Le të arrihen qëllimet e tij.

Le të jetë një shkollë, e të mbarohet ajo me sukses të lartë! Le të jetë pranverë e rilindjes dhe ringjalljes në rrugën e Paqes dhe të Faljes, të Mëshirës dhe Zhvillimit. Le të na drejtojë në rrugën drejt Lumturisë së Përhershme!

Le të jetë jo vetëm agjërim fizik, por shpirtëror, intelektual e moral! Bojkot ndaj të keqes e të ligës. Le të rikthehet natyrshmëria e pastër, me të cilën u lindëm.

O Allah, Zoti ynë! Na e mundëso të arrijmë devotshmërinë e zemrave!


Ngjitu lart
 Profili  
 
 Subjekti postimit: Re: Pse Duhet Agjëroj Ramazanin?
PostPostuar: E Djelë Mars 20, 2011 11:54 pm 
Antar i ri
Antar i ri

Antarësuar: E Djelë Mars 20, 2011 2:17 pm
Poste: 2
Allahu na mundesoft qe te agjerojm gjate gjithe jetes sone


Ngjitu lart
 Profili  
 
 Subjekti postimit: Re: Pse Duhet Agjëroj Ramazanin?
PostPostuar: E Hënë Mars 21, 2011 1:17 am 
Administrator
Administrator
Avatari i antarit

Antarësuar: E Enjte Gusht 12, 2010 3:26 am
Poste: 73
Vendodhja: Maqedoni (Diber)
elaa shkroi:
Allahu na mundesoft qe te agjerojm gjate gjithe jetes sone


Amin.... :P

_________________
http://www.FidaHost.com


Ngjitu lart
 Profili  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rrjeshto sipas  
Posto një temë të rePosto një përgjigje Faqe 1 prej 1   [ 3 postime ]


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë


Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Ju nuk mund të fshini postimet tuaja
Ju nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kërko për:
Kalo tek:  
Hap email falas


Fuqizuar nga phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
Hosted by FidaHost


phpBB SEO

Poezi Dashurie

Muzik Shqip

Download Mp3 for free

Muzik Tallava