| Spërkatësi që zgjat aktin seksual tek meshkujt |
|
|
|
| SUNDAY, 12 APRIL 2009 18:07 |
![]() Shkencëtarët kanë zbuluar një spërkatës, që ndihmon meshkujt me probleme ejakulacioni. Falë tij, zgjatja e aktit seksual rritet 6 herë. Meshkujt që përdoren trajtimin pesë minuta përpara kryerjes së marrëdhënieve seksuale, e zgjaten aktin nga gjysmë minute në thuajse katër minuta. Spray i prodhuar në Royal Victoria Hospital ne Belfast, përmban anestezike lokale, që shkaktojnë mpirje të penisit.Spërkatësi do te dalë në treg brenda pak vitesh. 40 për qind e meshkujve kanë pasur probleme ejakulacioni disa herë gjatë jetës së tyre,sipas eksperteve. Ata thonë se produkti përmirëson aktin dhe rrit kënaqësinë seksuale. Ne studim u përfshinë 300 meshkuj, akti për të cilët zgjaste më shumë se një minutë. Ata ishin trajtuar më parë antidepresante orale. Koha e zgjatjes së marrëdhënies është matur gjatnjë periudhe tre mujore. 90 për qind e personave që testuan spërkatësin e quajtur PSD502, arritën të zgjasin ejakulacionin 6,3 herë më shumë se zakonisht.
|
FastWeb.me
Lojra Shqip
Barcoleta Shqip
Muzik Shqip
Muzik Tallava
Poezi Dashurie
Emra Shqiptar
Big Brother Albania 3