Të burgosurit e një burgu të ndodhur në ishullin Cebu të Filipineve bënë një videoklip të këngës së Micheal Jacksonit.
Fansat e betuar të megastarit i cili para ca kohësh humbi jetën, realizuan një videoklip mahnitës në të cilin nuk pasqyrohet tjetër vetëm se realiteti.
Të burgosurit Filipinas nuk mund ta harrojnë Micheal Jacksonin i cili theu rekordet e shitjes në vitin 95 me këngën “They Don't Care About Us” të albumit ‘History’. Për xhirimin sa më real të videoklipit u mor ndihma e një koreografi dhe fitoi simpatinë e të gjithëve me performancën e afërsisht 200 të burgosurve.
Ndërsa kënga origjinale e Jackson tregon se sa seriozisht trajtohen të burgosurit dhe si veprohet ndaj tyre.
Drejtori i burgut thekson se gjatë provave të kërcimit mesatarja e shfaqjes së grindjeve dhe dhunës mes të burgosurve ka rënë në minimum.