Bashkohu.org - Vendi ku bashkohen gjith Shqiptaret

 
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default color
  • blue color
  • green color
Shpikjet e NASA-s në përdorimin e përditshëm PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Vlerësimi i Përdoruesve: / 0
I VarfërI Shkëlqyeshëm 
FRIDAY, 05 FEBRUARY 2010 12:43

http://foto.bashkohu.org/images/nasa1.jpgQë nga viti 1976 NASA paraqet çdo vit listën e produkteve dhe të teknologjisë së tregtuar e cila ka lidhje me studimet dhe kërkimet e bëra. Revista e NASA-s "Spinoff" bëri vlerësimin e këtyre produkteve. Për të përdorur shumicën prej tyre nuk është e nevojshme të jeni astronaut sepse i përdorim shpesh në jetën tone të përditshme. Në lajmin e dhënë në adresën howstuffworks.com më poshtë janë paraqitur këta pajisje të cilat janë shpikje të Nasa-s:

1. Filtrat e ujit: ashtu siç nuk mund të jetohet pa ujë, po aq rëndësi ka dhe pastërtia e tij. Astronautët ishin të detyruar ta pastronin ujin që merrnin me vete në hapësirë sepse mund të kishin probleme me baktere dhe sëmundje të ndryshme. Nëse shikoni një filtër uji, mund të dalloni pjesë të vogla qymyri. Ndonjëherë, në përdorimin e parë të filtrit të ujit mund të vëreni disa njolla shumë të vogla. Ky qymyr është shumë aktiv dhe përmban jone argjendi të cilat neutralizojnë patogjenët e ujit. Përveç mbytjes së baktereve, filtrat pengojnë njëkohësisht zhvillimin e baktereve. Kompanitë kanë përdorur të njëjtën teknologji edhe për miliona njerëz që e filtrojnë çdo ditë ujin.

2. Mjetet pa kabllo: kur përdorni fshesën pa kabllo për të mbledhur thërrmijat e bukës apo ndonjë papastërti, do të thotë që përdorni të njëjtën teknologji me astronautët. Pavarësisht zbulimit për herë të parë nga Black & Decker në vitin 1961 të mjeteve të para të cilat karikoheshin dhe ishin pa kabllo, studimi i NASA-s ndihmoi që kjo teknologji të përdorej edhe tek pajisjet mjekësore, fshesat portative me korrent dhe në pajisje të tjera. Në mesin e viteve ’60, astronautët e NASA-s që po përgatiteshin të ndërmerrnin një udhëtim në Hënë patën nevojë të merrnin me vete një pajisje e cila të mbante mostrat e tokës dhe gurëve. Turjela e cila do të përdorej për të hapur vrima të thella në Hënë duhej të ishte e lehtë, kompakte dhe e fortë. Në hapësirë është e pamundur të punohet me një turjelë elektrike. NASA bashkë me firmën Black & Decker shpikën një turjelë e cila karikohej dhe kishte një motor magnetik. Pas projektit të NASA-s, Black & Decker përdori të njëjtën teknologji edhe për pajisjet e thjeshta që mund të karikoheshin dhe në një peshë të lehtë.

3. Kanali i sigurisë: ky kanal i thjeshtë i cili na jep siguri kur jemi në makinë dhe na shpëton jetën përdoret në pistat e avionëve dhe në superstradë. Këta pjesë të futura në beton përdoren për të shpërndarë ujin e tepërt të krijuar në mes të pistës, rrugës dhe rrotave. Kjo gjë rrit fërkimin mes betonit dhe rrotave dhe siguron mjetin. Kanali i sigurisë u provua për herë të parë në vitet 60-të në qendrën kërkimore Langely të NASA-s për të mundësuar sigurinë gjatë ngritjes së avionit mbi një terren me lagështirë. Kur njerëzit e kuptuan mënyrën e funksionimit, filluan ta përdorin atë bashkë me inxhinierët në autostrada. Sipas NASA-s kanali i sigurisë ka ulur në 85 % numrin e aksidenteve në autostrada. Lloje të tjera të kanaleve të sigurisë mund të shihni në pjesën anësore të pishinave, në nënkalimet për këmbësorët dhe në vendet ku mbahen kafshët shtëpiake.

4. Sinjalizues zjarri i koordinuar: në vitet 70-të kur inxhinierët e NASA-s projektonin stacionin e parë hapësinor amerikan, pak a shumë njihej e vërteta. Astronautët duhet të dinin si të vepronin nëse mund të binte zjarr apo të përhapeshin gaze helmuese. NASA, për të parandaluar alarmet false shpiku sinjalizuesin e parë të zjarrit të koordinuar dhe të pajisur me një nivel të caktuar ndjeshmërie. Në treg ky mjet njihet me emrin sinjalizues zjarri. Sepse mjeti për të dalluar zjarrin ose gazrat helmues përdor një element radioaktiv të quajtur Americium-241. Sinjalizuesi hyn në punë sapo të përthithë pjesët e para të tymit.

5. Telekomunikacioni në distanca të largëta: para se njeriu të dilte në hapësirë, NASA ndërtoi satelitë për të komunikuar me njerëzit në tokë. Duke përdorur të njëjtën teknologji satelitore sot ndodhen afërsisht rreth 200 satelitë të cilët sillen rreth botës. Me ndihmën e këtyre satelitëve ne mund të shkëmbejmë mesazhe me miqtë tanë të cilët ndodhen në shtete të tjera dhe shumë larg nesh.

6. Tabani i këpucës: ndër veshjet hapësinore të projektuara për misionin e Apollos kishte edhe disa çizme të veçanta. Ndërkohë që këta çizme ajrosnin këmbët e astronautëve, në të njëjtën kohë krijonin përkulje dhe harkim në hapat e tyre. Kompanitë e këpucëve atletike përfituan nga kjo teknologji dhe mundësuan prodhimin e këpucëve të cilat ulin presionin dhe shtypjen e këmbëve dhe të kofshëve. P.sh., në mesin e viteve 80-të firma e këpucëve KangaROOS principet dhe materialet e përdora në çizmet hapësinore i praktikoi në serinë e re të këpucëve.

7. Termometër veshi: është e vështirë të lexosh termometrat standard me zhivë. Termometrat infrared të dalë në treg në vitin 1991 të cilët vendosen brenda veshit arritën ta shkurtojnë kohën dhe ta lehtësojnë matjen. Firma Diatek e cila i prodhoi për here të parë këtë termometër shikoi se me ndihmën e tij zvogëlohet koha e matjes së temperaturës dhe e përkujdesjes për të sëmurin. Firma përfitoi nga prodhimet e para dhe nga teknologjia infrared e NASA-s e përdorur në matjen e nxehtësisë së yjeve.

 

Sondazh

Cilin Reality Show e ndiqni dhe pelqeni me shume ?