| Gruaja kineze ringjallet gjatë varrimit |
|
|
|
| THURSDAY, 04 FEBRUARY 2010 18:12 |
Një grua kineze është rikthyer në jetë, në momentin që po varrosej nga të afërmit e saj në rajonin Hubej të Kinës Qendrore.
Në çastin kur arkivoli me trupin e gruas po vendosej në gropë, të afërmit kanë dëgjuar gërvishtjet. Radioja shtetërore e Kinës raporton se 60 vjeçarja e quajtur Hou ishte dërguar në spital pas shqetësimeve, dhe pas disa orësh kishte “ndërruar jetë”. Doktorët e konsideruan të vdekur gruan kineze pasi trupi i ishte ftohur dhe pulsi nuk i rrihte më. Vajza e saj deklaron për Radion kineze se pas gërvishtjeve që vinin nga arkivoli, ata kanë hequr kapakun e tij duke zbuluar të afërmen e tyre që shihte e çuditur për atë që po ndodhte. Sipas doktorit të Hou-s, shkak i “vdekjes” së saj ka qenë frymëmarrja e dobët dhe rrahja e lehtë e zemrës. |
FastWeb.me
Lojra Shqip
Barcoleta Shqip
Muzik Shqip
Muzik Tallava
Poezi Dashurie
Emra Shqiptar
Big Brother Albania 3